
Home / Shërbimet / Ortodonci
Aparati fiks qeramik funksionon njësoj si aparati metalik, por braketat janë prej qeramike në ngjyrë të dhëmbit. Kjo e bën aparatin shumë më pak të dukshëm gjatë buzëqeshjes.
Është zgjedhje e shpeshtë për adoleshentët dhe të rriturit që duan një trajtim fiks, por me pamje më diskrete. Gjatë konsultës, stafi i EM Smile Clinic ju shpjegon nëse aparati qeramik është i përshtatshëm për rastin tuaj.
Për adoleshentë dhe të rritur që kanë nevojë për aparat fiks dhe duan një zgjidhje më pak të dukshme.
Vetë qeramika e ruan ngjyrën mirë. Lidhëset elastike mund të zverdhen me kohë, por ato zëvendësohen në çdo kontroll.
Mënyra e funksionimit është e njëjtë. Ndryshimi kryesor është pamja, sepse braketat qeramike janë në ngjyrë të dhëmbit.
Kohëzgjatja varet nga rasti. Pas vlerësimit ju japim një afat orientues dhe hapat e trajtimit.
Rezervoni një konsultëRezervoni një konsultë në EM Smile Clinic dhe zbuloni cili trajtim ju përshtatet.
Rezervoni një konsultë