Fasetat e kompozitit vendosen drejtpërdrejt mbi dhëmbë dhe modelohen me material kompozit në ngjyrë të dhëmbit. Ato përdoren për të korrigjuar formën, ngjyrën, thyerjet e vogla ose hapësirat mes dhëmbëve.
Zakonisht kërkojnë përgatitje minimale të dhëmbëve dhe mund të riparohen lehtësisht nëse dëmtohen.