PRP (Platelet-Rich Plasma) është një trajtim në të cilin përdoret plazma e pasur me trombocite, e përftuar nga një sasi e vogël e gjakut tuaj. Pas përpunimit në centrifugë, plazma aplikohet në lëkurë me mikro-injeksione.
Meqenëse përgatitet nga gjaku i vetë pacientit, PRP është një trajtim natyral që synon të nxisë rigjenerimin e lëkurës. Plani dhe numri i seancave përcaktohen pas konsultimit.